Tekila ju ndihmon të humbni peshë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: Me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell

Moti sot parashihet të jetë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me...

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me...

Për disa njerëz, dietat strikte janë mënyra më e mirë për të arritur deri te humbja e peshës. Por hulumtimet e reja sugjerojnë se nëse me dietë strikte nënkuptoni edhe mos konsumimin e alkoolit, atëherë mund ta keni gabim.

Po pra: hulumtimet e reja sugjerojnë se tekila mund t’ju ndihmojë të humbni peshë, transmeton Telegrafi.

Sipas studimit, sheqeri natyral i cili gjendet në bimën agave – e cila përdoret për ta krijuar tekilën – ka aftësinë t’i zvogëlojë nivelet e glukozës në gjak, dhe rrjedhimisht t’i ndihmojë njerëzit obezë të humbin peshë.

Sipas Mercedes G. Lopez, një nga hulumtueset që ka marrë pjesë në këtë studim, elementet të cilat i përmban tekila ndikojnë në rritjen e niveleve të një hormoni i cili e zvogëlon shpejtësinë me të cilën stomaku mbetet bosh. Pra kjo ju bën të jeni të ngopur për një kohë më të gjatë.

Në një studim tjetër, shkencëtarët i kanë ushqyer minjtë me dieta standarde dhe u kanë shtuar sheqer natyral, të quajtur agavin. Ata kanë zbuluar se minjtë të cilët kishin konsumuar agavine kishin ngrënë më pak ushqim dhe kishin pasur nivele më të ulëta të glukozës në gjak. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...