Të zhgënjyer nga debati i parë, miliona shikues më pak në debatin e dytë mes Trumpit e Bidenit

PUBLIKUAR

Debati i dytë mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe rivalit të tij, Joe Biden, është përcjellur nga rreth 63 milionë shikues përmes televizioneve, që është shifër shumë më e ulët se shikueshmëria e debatit të parë.

Shifra e shikueshmërisë e paraqet mesataren e audiencës në 15 rrjete televizive që e transmetuan drejtpërdrejt debatin të enjten në mbrëmje. Më së shumti shikues pati kanali “Fox News – 15.4 milionë, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë përdori një ton më të përmbajtur kësaj here, në krahasim me debatin e shtatorit, kur ai e ndërpreu dhe e pengoi dhjetëra herë rivalin gjatë dhënies së përgjigjeve. Në debatin e parë, shifra e shikueshmërisë ishte 73.1 milionë persona.

Një arsye për numër më të vogël të shikuesve mund të ketë qenë edhe një ndeshje e futbollit amerikan, e cila u transmetua në të njëjtën kohë në televizionin Fox.

Sidoqoftë, shifra e publikuar e shikueshmërisë i përfshin vetëm njerëzit që e kanë shikuar debatin para televizorit dhe nuk i përfshin platformat digjitale, të cilat po bëhen më të popullarizuara, përderisa shikueshmëria e televizioneve po bie.

Ndryshe, debati presidencial me shikueshmërinë më të madhe në historinë e Shteteve të Bashkuara ishte ai mes Trumpit dhe Hillary Clintonit më 2016, i cili ishte shikuar nga 84 milionë njerëz vetëm përmes televizioneve.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...