Realiteti i zymtë i punës së fëmijëve me aftësi të kufizuara në fillim të shekullit të 20-të është kapur në një seri fotografish që të thyejnë zemrën.
Një nga fotot tregon një vajzë 14-vjeçare italiane që punon në një fabrikë më 1914. Një tjetër kap një vajzë të re duke punuar me petalet artificiale të luleve, prcjell albeu.com.
Ligji i parë federal i punës së fëmijëve në SHBA u nënshkrua në vitin 1916 nga Presidenti Woodro Wilson. Ligji rregullonte tregtinë ndërshtetërore që përfshinte mallrat e prodhuara nga punonjësit nën moshën 14 ose 16 vjeç.
UNICEF vlerëson se 168 milionë fëmijë të moshës 5-17 vjeç janë aktualisht të përfshirë në punën e detyruar. Sidoqoftë, globalisht, incidenca e punës së fëmijëve ka rënë nga 25 për qind në 10 për qind nga viti 1960 deri më 2003.





