Të trishtuar në pranverë?! Ndjenja se keni alergji është e vertetë, thonë shkencëtarët

PUBLIKUAR

Gjithmonë në pranverë, qindra njerëz i drejtohet mediave sociale ku kërkojnë të marrin informata më shumë për çlodhjen e syve, kruarjen, teshtimën dhe kollitjen e pakontrollueshme.

Alergjitë sezonale prekin rreth 36 milionë amerikanë, dhe shumë mjekë kanë konstatuar se kjo gjendje ndikon edhe në gjendjen shpirtërore, transmeton portali arbresh.info

Te disa njerëz, bezdisjet e tilla janë më serioze.

Hulumtimet kanë treguar se rreth 50 përqind e njerëzve që vuajnë nga këto pasoja ka gjasa të kalojnë në gjendje depresive.

Dr. Paul Marshal nga Universiteti Mjekësor i Minneapolisit, ka theksuar se alergjia e pranverës i bën njerëzit të jenë më nostalgjik, letargjik dhe të lodhur.

“Është e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë se alergjia e pranverës ndikon edhe në gjendjen shpirtërore”, tha Marshall.

Ai ka theksuar se jo të gjithë njerëzit që vuajnë nga alergjitë janë depresivë, por ka shtuar se alergjia ka gjasa të rrisë nivelin e depresionit te njerëzit./arbresh.info/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...