Të tjera pamje të Messit në stërvitje te PSG-ja

PUBLIKUAR

Ka nisur një epokë e re për Lionel Messin.

Pas 17 sezoneve duke veshur fanellën e Barcelonës, mbi 20 vite duke llogaritur edhe kohën te akademia La Masia – Leo Messi ka nisur një aventurë të re.

Ai të mërkurën është prezantuar te klubi i ri, Paris Saint Germainin, derisa në mëngjesin e së enjtes ka nisur edhe stërvitjet.

Messi tha gjatë ditës së djeshme gjatë prezantimit se do t’i duhen ditë për t’u përgatitur para se të debutojë me PSG-në.

Ai fillimisht do të bëjë një parasezon së paku dy javë dhe më pas do të zbresë në fushë për të luajtur.

Tifozët e PSG-së duhet të presin ende për ta parë më të mirin duke luajtur me fanellën e klubit të tyre, teksa sezoni në Ligue 1 tashmë ka nisur. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...