Propaganda e tmerrshme e ISIS-it së fundmi ka bërë publike pamje të cilat tregojnë ekzekutimin të “armiqve” të tyre me një mënyrë tjetër barbare.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, një video tjetër e tmerrshme tregon xhihadistët duke vrarë katër robër duke ua vendosur pushkët në gojët e të dënuarve dhe duke i qëlluar.
Në pamjet, të cilat thuhet se janë filmuar nga ISIS në Siri, katër militantë janë parë duke “prezantuar” katër të burgosur të cilët ishin dënuar sepse kishin braktisur islamin.
Ata janë filmuar të gjunjëzuar në tokë me duart e lidhura pas shpine, përcjell Telegrafi.
Ekstremistët pastaj ua fusin pushkën në gojë dhe ua “zënë frymën” për disa sekonda para se ti qëllojnë për vdekje.


