Të shtëna në një sinagogë në SHBA

PUBLIKUAR

Një sulmues ka hyrë në një sinagogë në qytetin Pitsburg të Pensilvanisë dhe ka hapur zjarr, ka thënë policia.

Epiket e emergjencës kanë arritur në sinagogën “Tree of Life”, raporton BBC.

Një zëdhënës i policisë ka thënë se ka viktima.

“Jemi duke e vëzhguar situatën. Është e domosdoshme që fqinjët dhe komuniteti që gjendet përreth sinagogës Tree of Life të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Mos dilni jashtë”, ka thënë zëdhënësi Jason Lando.

Në kohën e sulmit në sinagogë, sipas një dhënave të publikuara në uebfaqen e kësaj sinagoge, ka qenë duke u zhvilluar një shërbim fetar.

Nga fotografitë e postuara në rrjetet sociale shihet një numër i shtuar i policisë në zonën afër sinagogës.

Departamenti për Siguri Publike i Pitsburgut ka shkruar në Twitter se “një sulmues aktiv” është raportuar se gjendet në zonë dhe u ka bërë thirrje njerëzve që të shmangin zonën.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka shkruar në Twitter se po përcjell situatën në Pensilvani, duke iu bërë thirrje njerëzve që të shmangin zonën Squirrel Hill./rel

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...