Një person është qëlluar me armë zjarri në aeroportin “Will Rogers” në Oklahoma City, ka thënë policia amerikane, duke mos dhënë detaje të tjera, shkruan Express.
Televizioni lokal, News 9, ka raportuar se ka pasur të shtëna në garazhën e parkingut të aeroportit dhe një person është larguar nga vendi i ngjarjes me emergjencë.
Ai është dërguar në një spital lokal për të marrë trajtim mjekësor


