Të rinjtë që përdorin cigare elektrike janë dyfish më të prirë të provojnë marijuanën

PUBLIKUAR

Sipas një studimi nga shkencëtarët amerikanë, tinejxherët që përdorin cigare elektrike janë dyfish më të prirë të tymosin kanabis sesa shokët/shoqet e tyre që asnjëherë nuk kanë provuar cigaret elektrike.

Rezultatet, të cilat vijnë nga anketimi i më shumë se 10,000 të rinjve, i forcojnë dëshmitë e studimeve të mëhershme që e kishin konstatuar të njëjtën gjë – pra se cigaret elektrike shpijnë në tymosjen e kanabisit dhe duhanit, transmeton Telegrafi.

Në këtë studim të fundit, të rinjtë e moshave 12 deri 14 vjeç kishin qenë thuajse trefish më të prirë të tymosin kanabis posa kishin provuar cigaret elektrike, ndërkaq adoleshentët që përdorin cigare elektrike kishin qenë 1.6 fish më të prirë të eksperimentojnë me marijuanë.

Ndonëse studimi nuk ishte dizajnuar të dëshmonte se a shpie përdorimi i cigareve elektrike në përdorimin e kanabisit, të paktën tani mund të shohim se një shprehi e keqe mund të shpijë në një shprehi tjetër të keqe.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...