Të rinjët lipjanas po marrin pjesë në “Takimin e të Rinjve Evropian” në Itali (FOTO)

PUBLIKUAR

Një delegacion nga Komuna e Lipjanit i përbërë nga drejtorët e dy Drejtorateve komunale dhe grupi i të rinjëve – nxënës të dy shkollave të mesme të Lipjanit po marrin pjesë që nga 22 korriku në “Takimin e të Rinjve Evropian” në Fresagrandinaria të regjionit Ambruzo në Itali, ku po marrin pjesë edhe shtetet si: Gjermania, Franca, Polonia, Çekia, Rumania dhe Italia.

13882248_1223893354289141_3174233634467490579_n
Përfaqësuesit nga Komuna e Lipjanit, të cilët po qendrojnë në Itali, kanë qenë pjesëmarrës të kampit ndërkombëtar të rinjëve evropian (International Youth Camp Jylu 2016) i organizuar nga Fresagrandinaria dhe Lentella, po ashtu janë ftuar dhe pritur në takime edhe nga kryetarët e Komunave Fresagrandinaria Lentella dhe nga kryetari në Kuvendin Qendror të Regjionit Ambruzzo në Komunën L’Acuila.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve, lipjanasit kanë prezantuar dokumentarin e quajtur “ Rilindja”, e që ka të bej me kulturën dhe resurset turistike në Komunën e Lipjanit i cili dokumentar është mirëpritur në mënyrën më të mirë nga të pranishmit

13886897_1223893464289130_8853312292947699770_n

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari (m/k), pasi që në vazhdimësi...

Dyshohet se u vodhën para nga arka e bamirësisë në një xhami në Lipjan

VJEDHJE E RËNDË Policia Kosovës ka njoftuar se dyshohet se dy persona  meshkuj shqiptar shtetas...

Nis viti i ri shkollor në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan

Në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan ka nisur viti i ri shkollor për të...