Të papërgatitur për t’u bërë studentë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

t-euml-pap-euml-rgatitur-p-euml-r-t-rsquo-u-b-euml-r-euml-student-euml_hdShumë nxënës në Kosovë, të cilët përfundojnë shkollimin e mesëm, vlerësohet të jenë të papërgatitur për të vazhduar studimet, pasi që siç thuhet, ata nuk kanë arritur të përvetësojnë mjaftueshëm mësimet që i dedikohen shkollimit të ulët.

Niveli i arsimit të tyre gjatë shkollimit fillor dhe atij të mesëm, nga ekspertë të çështjeve të arsimit, konsiderohet të jetë i mangët për të vazhduar studimet, apo për ta studiuar një materie.

Dukagjin Popovci, ekspert i çështjeve të arsimit në Kosovë, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, e quan mjaft shqetësuese mospërgatitjen e duhur të nxënësve në arsimin e ulët.

“Universitetet ankohen shumë se maturantët nuk janë të përgatitur sa duhet për studime, nuk kanë shkathtësi të duhura të studimit, respektivisht mësimit dhe kjo iu shkakton vështirësi në rastin e përvetësimit të materies që zhvillohet në arsimin e lartë”, thotë Popovci

Kosova edhe në raporte të shumta vendore dhe ndërkombëtare ishte kritikuar për cilësi të ulët të arsimit si në institucionet parauniversitare, ashtu edhe në ato universitare. Cilësia e dobët në arsim ishte theksuar se po rrezikon të ardhmen e vendit.
Megjithatë, Popovci thekson se institucionet e arsimit të lartë janë ato që për këtë situatë ta pranojnë përgjegjësinë, sepse, sipas tij, kuadrot që dalin nga institucionet e arsimit të lartë, janë ato që merren me shkollimin e këtyre fëmijëve.

“Prandaj, unë mendoj se ndryshimet për të arritur që të kemi maturantë të kualifikuar mirë për studime dhe të diplomuar nga universitetet e kualifikuara mirë për tregun e punës, ndryshimet duhet të bëhen nga të gjitha nivelet, nuk mjafton vetëm të akuzohet shkolla e mesme se nuk po prodhon çfarë duhet, sepse nëse shkolla e mesme nuk prodhon cilësi të duhur, atëherë faji është tek universitet që nuk po prodhojnë cilësi të duhur”, vlerëson Popovci.

Në anën tjetër, Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë thonë se rezultatet e testit të maturës që pritet të publikohen së shpejti do të jetë dëshmia më e mirë se sa të përgatitura janë këta nxënës.

SHIKO MË SHUMË

ORENDI hap konkurs pune

A je marakli dhe të pelqen të punoni me dru? Fabrika Orendi , është vendi...

Nesër nga ora 13:00 do të bëhet varrimi i të riut Gëzim Rizani

Këshilli i Bashkësisë Islame në Lipjan ka njoftuar se varrimi i të riut Gëzim...

Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Shtatë rastë të dhunës në familje kanë ndodhur në 24 orët e fundit në...