Të paktën 30 persona u vranë dhe shumë të tjerë janë plagosur sot në një atentat të dyfishtë nga dy gra kamikaze në një treg në Madagali (verilindje të Nigerisë), njoftoi ushtria nigeriane.
“Të paktën 30 persona u vranë nga shpërthime të kryera nga dy gra kamikaze në një treg shumë të frekuentuar të këtij qyteti”, deklaroi zëdhënësi i Ushtrisë Badare Akintoye.
“Shumë të tjerë janë plagosur”, shtoi ai, transmeton atsh.
Ky atentat i dyfishtë nuk është marrë përsipër nga ndonjë grupim terrorist por mënyra e veprimit është e njëjtë me sulme të tjera të grupit të armatosur nigerian Boko Haram, që vepron në Nigeri që prej vitit 2009.


