Të paktën 14 të vdekur pas një aksidenti automobilistik

PUBLIKUAR

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur pas përplasjes mes një minibusi dhe një kamioni në republikën ruse të Mari El, 600 kilometra në lindje të Moskës, njoftuan autoritetet lokale.

Aksidenti ndodhi në fshatin e Vizimyaryt, pranë lumit Volga, kur një minibus me një kapacitet prej 20 pasagjerësh është përplasur me një kamion që transportonte trungje pemësh.

“Numri total i të vdekurve është 14 persona”, theksoi Ministria lokale për Situatat e Urgjencës, cituar nga agjencitë ruse të lajmeve.

“Ishte errësirë dhe reshje të dendura dëbore ka pasur në momentin e aksidentit”, sipas Ministrisë së Brendshme./atsh/

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...