Të moshuarve nuk u nevojiten suplementet e vitaminës D dhe kalciumit

PUBLIKUAR

Të moshuarit janë duke e shpenzuar kohën dhe paratë kot duke konsumuar suplemente të kalciumit dhe vitaminës D në mënyrë që t’i parandalojnë sëmundjet e eshtrave, thonë hulumtimet e reja.

Duket se ka shumë pak dëshmi se suplementet ju mbrojnë ndaj frakturave të ijëve dhe thyerjes së eshtrave tjerë, transmeton Telegrafi.

Udhëheqsja e këtij studimi, Dr. Jia-Guo Zhao, thotë se rutina ep përdorimit të këtyre suplementeve është e panevojshme në mesin e të moshuarve.

Sipas saj, është koha të ndalni përdorimin e tyre.

Megjithatë, vlen të ceket se jo të gjithë ekspertët pajtohen me rekomandimin e saj.

Dr. Daniel Smith, kirurg ortopedik, thotë se përfitimi potencial i përdorimit të suplementeve të kalciumit dhe vitaminës D në parandalimin edhe të një numri të vogël të frakturave të ijëve nuk duhet të anashkalohet.

Organizatat e ndryshme të shëndetësisë u rekomandojnë femrave të moshës 50 vjet ose më të reja dhe meshkujve 70 vjet ose më të ri të marrin 1,000 miligramë (mg) kalcium në ditë.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...