Të mirat shëndetësore të qepës së njomë

PUBLIKUAR

Sa më shumë fruta dhe perime që konsumoni, do të keni shumë më pak shqetësime në lidhje me shëndetin.

Sipas Harvard School of Public Health është shumë e nevojshme që të dini se frutat dhe perimet duhet të konsumohen të freskëta dhe sipas stinës, transmeton portali arbresh.info

Qepët e njoma, të njohura ndryshe si qepët e pranverës sjellin shumë të mira shëndetësore, pasi janë të mbushura me vitaminë dhe minerale.

Një qepë e njomë përmban rreth 20microgramë të vitaminës K dhe 1.6 miligramë të vitaminës C. Për shëndetin e të rriturve rekomandohet që të konsumohen të paktën 16 përqind të vitaminës K.  Vitamina C dhe K janë esenciale për zhvillimin e eshtrave.

Qepa e njomë ndihmon edhe për sytë, pasi përmban sasi të konsiderueshme të vitaminës A, e cila ndihmon në përmisimin e shikimit. Një qepë e njomë përmban rreth 25 microgramë të vitaminës A.

Ky lloj perimi është jashtëzakonisht i mirë edhe për  personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës. Sasia e konsiderueshme e vitaminës C në qepë të njoma mund të parandalojë presionin e lartë të gjakut, e cila mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës./arbresh.info/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...