Në det, në mal apo në pishinë, gjatë pushimeve jo vetëm duhet të mbroni lëkurën, por edhe flokët kanë nevojë për produkte dhe trajtime specifike.
Shumë shpesh harrojmë që në plazh apo mal, ku marrim diell është e rëndësishme të përdorni produktet kundër diellit për të mbrojtur lëkurën dhe për të pasur një ngjyrë perfekt, por jo vetëm lëkura duhet të mbrohet, por edhe flokët.
Dielli dhe kripa (edhe klori i pishinës) janë ndër faktorët që thajnë flokët dhe shkatërrojnë flokët, edhe era e cila është e shpeshtë në buzë të detit është e dëmshme.
Çfarë mund të bëjmë për të reaguar korrektësisht që të mbrojmë edhe flokët? E thjeshtë, ashtu siç përdoren produktet në trup, është e mundur ta bëni edhe në flokë. Ekzistojnë produkte, më së shumti vajore, për ti aplikuar në flokë gjatë ekspozimit në diell, të cilët hidratojnë dhe evitojnë djegien e flokëve duke i mbështjell flokët me një fil mbrojtës.
Në treg mund të gjeni një gamë të gjërë produktesh për flokë, keni vetëm dëshirën për të zgjedhur, produkte profesionale të cilat janë specifike për flokët në diell, vajra mbrojtës për ti aplikuar me spray.
Gjithashtu sipas produktit ndryshojnë edhe përbërësit, zakonisht preferohen produktet vajore të cilat mbajnë një efekt natyral dhe në të njëjtën kohë mbrojnë edhe flokët duke shtuar edhe veprime të tjera mirëqenieje për flokët si ushqyes dhe gjallërues./GazetaExpress/



