Të hënën rinis testimi i kandidatëve për patentë-shofer, MI jep detaje

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...
Që nga marsi, asnjë kandidat që ka aplikuar për marrjen e patent shoferit nuk ka mundur të hyjë në provim teorik dhe praktik, për shkak të përhapjes së koronavirusit në Kosovë, shkruan IndeksOnline.

Mirëpo, që nga e hëna ata do të kenë mundësi që të përfundojnë procesin që kishin nisur më parë.

Kjo pasi që, ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka lejuar rifillimin e punëve të Njësisë për Patentë Shofer me kandidatë duke filluar nga 20 korrik.

Këtë e ka konfirmuar për IndeksOnline, sekretari i MI-së, Krenar Xhaferi.

Por, kjo do të jetë konform lehtësimit të masave dhe zbatimit strikt të rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së.

Në vendimin e marrë nga Ministria e Infrastrukturës thuhet se NJPSH-të duhet të zbatojnë masat anti Covid-19 dhe udhëzimet e përgjithshme të IKSHPK-së dhe MSH-së ( Manuali),  të gjitha njësitë duhet të bëjnë dezinfektimin e hapësirave të tyre, pranimi i aplikacioneve do të bëhet në respektim të distancës së mjaftueshme dhe masave mbrojtëse, kandidatët për t’iu nënshtruar provimit teorik e praktik duhet të jenë të pajisur me maska e dorëza, ata duhet të mbajnë distancën gjatë pritjes së hyrjes në provim dhe marrjes së rezultatit, numri i kandidatëve në salla duhet të jetë në harmoni me zbatimin e rekomandimeve të IKSHPK-së për distancë fizike, në hyrje të objekteve dhe sallave të vendosen mbishkrimet për respektimin e masave.

E komunikimi i rezultatit të provimit, sipas vendimit, duhet të bëhet jashtë sallës./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...