Të hënën në ora 19:00 në qytetin e Lipjanit, për herë të parë vëhen në funksion semaforët

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe...

Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...

Gjatë ditës së djeshme në qytetin e Lipjanit janë vendosur për herë të parë semaforët, për të parë implementimin e këtij projekti ka dal vetë Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.

Për këtë edhe Kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti ka thënë se është projekt që do të mundësoi një qarkullim më të mirë të automjeteve në këtë pjesë.

“Ky projekt do ta lehtësojë shumë qarkullimin në këtë pjesë të qytetit ku komunikacioni do të rregullohet nëpërmjet të semaforëve sepse pikrisht në këtë vend në vazhdimsi ka pas aksidente, ka thënë Kryetari Ahmeti, duke theksuar se vendosja e semaforëve në Lipjan është pjesë projektit rregullimi i hapësirave të përbashkëta publike i cili është duke i implementuar në ndërtimin e trotuarëve, në ndriçimin publik, në mbjelljen e drunjëve dekorativ dhe i cili po realizohet falë bashkëpunimit dhe financimit nga DEMOS.

Kryetari Ahmeti, po ashtu, ka thënë se do të vazhdojmë edhe me vendosjen e bus-stacioneve në qytet dhe projekte të tjera infrastrukturore që qyteti ynë të duket sa më mirë dhe më i përafërt me qytetet e tjera të evropës.

Nga ana tjetër, qytetarët lipjanas e kanë mirëpritur realizimin e këtij projekti sidomos vendosjen e semaforëve duke e konsideruar si projekt tejet të rëndësishëm dhe të domosdoshëm për qytetin e Lipjanit, në të njejtën kohë ata kanë falenderuar Kryetarin Ahmeti për angazhimin e tij të palodhshëm në krijimin e kushteve dhe sigurimin e një jete dhe mirëqenie më të mirë për qytetarin e Lipjanit.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe...

Edhe një rast tjetër dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i...

Konfiskohet një pistoletë me katër fishekë në Kraishtë

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar...