Të hënën lansohet hiti “Pom Pëlqen” nga Soulkid

PUBLIKUAR

t-euml-h-euml-n-euml-n-lansohet-hiti-ldquo-pom-p-euml-lqen-rdquo-nga-soulkid_hd

Supertalenti i muzikës RnB, Soulkid, do të publikojë të hënën videoklipin e tij të ri.

Soulkid, emri i vërtetë i të cilit është Uki Latifi, njihet edhe si tekstshkrues.

Por, ai ka kohë që ka lansuar edhe karrierën prej këngëtari, kur me sukses realizoi duetin “Buza” me Bleron.

Tani duket se ai e ka në xhep hitin e kësaj vere. “Pom Pëlqen” titullohet kënga e re, që sipas disa informacioneve është një këngë shumë ritmike dhe me kapacitet për t’u shndërruar në hit të madh.

Kënga është punuar nga Zzap n’Chriss në muzikë kurse në tekst nga vet Soulkid, kurse projekti është i shtëpisë Elephant.

Videoklipin ku zhvillohet një tregim i lezetshëm mes këngëtarit dhe aktores, është punuar nga Max Production.

Projekti lansohet të hënën në ora 20:00 në YouTube, kurse në ora 17:00 do të jetë premiera televizive në RTV 21. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Luksi i Alba Vukajt, mban unazën që mund ta ketë vetëm një vajzë

Modelja Alba Vukaj ka ndarë së fundmi një postim intrigues për ndjekësit e saj,...

Mozzik u lirua, Lotina befason me veprimin e saj

Reperi i njohur nga Ferizaj, Gramoz Aliu, i njohur me emrin artistik Mozzik është...

Adri Rrogaqi feston ditëlindjen, bashkëshortja Iliriana Sadriu i bën dedikimin e veçantë

Këngëtari dhe ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Adri Rrogaqi, sot (e mërkurë)...