Nisin xhirimet e filmit të parë horror në Kosovë

PUBLIKUAR

Filmi ndërkombëtar “The Sixth”, i zhanrit horror, po xhirohet në Kosovë dhe synon të promovojë vendin përmes bukurive natyrore dhe lokacioneve unike.

Regjia i takon Michael Caissie-s, ndërsa producentët janë Clayton Turnage, si dhe producentët kosovarë që jetojnë në SHBA, Fitim dhe Fahri Krasniqi, shkruan Indeksonline.

Ky projekt realizohet nga kompania kosovare “Kras Production”, në bashkëprodhim me ekipin nga Hollywoodi dhe është filmi i katërt i producentëve kosovarë që sjellin projekte ndërkombëtare në vendin tonë.

Filmi është xhiruar tërësisht në “Trepçë”, Prishtinë dhe në Shpellën e Gadimes, duke treguar se Kosova mund të shërbejë si skenë e përsosur për produksione të mëdha ndërkombëtare.

Për të ndarë më shumë rreth filmit dhe përvojës së xhirimeve, nesër (7 nëntor) do të mbahet një konferencë për shtyp me ekipin e filmit.

Më poshtë keni postimin e plotë./Indeksonline/

 

SHIKO MË SHUMË

Një dashuri që nuk njeh kufi, Luizi kalon rrethojat për një puthje të Kiarës

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë një nga...

Lyrical Son bën thirrje publike: Ejani në “Marshin për Liri” më 12 shtator

Reperi i njohur, Lyrical Son, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”,...

“Do të arratisem pa adresë”, Cllevio paralajmëron shkëputjen nga gjithçka

Cllevio ka bërë të ditur përmes një postimi se sot në orën 22:00 do...