Të hapur për PDK-në, me disa kushte

PUBLIKUAR

Jakup Krasniqi nuk e mohon mundësinë e bashkëpunimit me PDK-në, të cilën e udhëheq Kadri Veseli, nëse, siç thotë ai, kjo e fundit distancohet nga keqqeverisja.

Ai konfirmon se largimi i tij nga PDK-ja dhe themelimi i “Nismës për Kosovën” është bërë për shkak të Hashim Thaçit dhe keqqeverisjes së tij si kryeministër i vendit.

Këto komente ish-kryeparlamentari Krasniqi, i cili njëherësh është kryetar i Këshillit Kombëtar të “Nismës për Kosovën”, i ka bërë gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, duke konfirmuar se janë në bisedime me partitë e koalicionit qeverisës, siç thotë ai, për të ardhur sa më parë te zgjedhjet e parakohshme.

Megjithatë, sipas tij, për këto bisedime me partitë në Qeveri, nuk i japin llogari asnjë subjekti politik, duke aluduar kështu në kritikat që po ua bën Lëvizja “Vetëvendosje”.

”Për bisedimet që i zhvillojmë me koalicionin qeverisës, ne nuk i japim llogari asnjë partie politike, e cila bisedimet nuk i kupton si mundësi për të ardhur te qëllimi. Partitë politike llogari duhet t’u japin organeve të tyre, anëtarëve dhe qytetarëve, të cilëve ua kërkojnë besimin. Komunikimi ndërpartiak duhet të bëhet kulturë e përhershme në politikën tonë. Sigurisht që bisedimet për zgjedhje nuk mund të jenë pa limit kohor”, thotë mes tjerash Krasniqi në intervistën për “Zërin”.

SHIKO MË SHUMË

Tragjedia në Gjilan, burri dyshohet se vrau gruan dhe mikun, i plagosur axha i tij

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Gjilan ku nga të shtënat me...

Vdes bashkudhëtari i komandantit Adem Jashari

Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati,...

Ushtarët e FSK-së ngrisin flamurin e Kosovës në Ambasadën në Londër

Ministri i Mbrojtjes të Kosovës, Ejup Maqedonci ka shkruar lidhur me medaljen e artë...