Të gjitha veturat e reja do të bëhen me një kufizues shpejtësie

PUBLIKUAR

Sistemi duhet të përdorë të dhënat e pozicionimit GPS, teknologjinë e leximit të shenjave të trafikut si dhe raportet e gjendjes së rrugës.

Është një marrëveshje mes Komisionit Evropian dhe institucioneve të Bashkimit Evropian nga viti 2019, e cila ka rënë në harresë, dhe mund të ndryshojë në mënyrë drastike botën e veturave dhe transportit rrugor në përgjithësi.

Ky vendim do të hyjë në fuqi në vitin 2022, që do të thotë se të gjitha veturat e reja në BE do të pajisen me kufizues. Nuk nënkuptojmë kufizuesit aktualë, të cilët, për shembull, kufizojnë shpejtësinë në 250 km/h për modelet premium gjermane dhe në 180 km/h për automjetet Volvo. Nisur nga njoftimet, kufiri do të jetë dukshëm më i ulët dhe do të varet nga një sërë faktorësh.

Gjegjësisht, ky sistem duhet të përdor të dhënat e pozicionimit GPS, teknologjinë e leximit të shenjave të komunikacionit si dhe raportet e gjendjes së rrugës.

Kjo do të thotë se kufizuesi do të funksiononte në të gjitha rrugët publike – nga rrugët e qytetit në autostrada.

Ligji do të zbatohet në vendet e BE-së dhe do të përfshijë Mbretërinë e Bashkuar. Supozohet se pas zbatimit të tij, bota e zhvilluar do të lëvizë më fuqishëm drejt zbatimit të sistemeve autonome të drejtimit.

Nuk dihet ende shumë për funksionimin e sistemit, por supozohet se një shofer që ndrydh gazin shumë fort do të paralajmërojë sistemin me sinjale drite dhe zanore, ndoshta dridhje, dhe reagimi përfundimtar do të ishte lëshimi automatik i “gazit”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...