Të ecësh, për sport dhe shëndet

PUBLIKUAR

Të gjithë janë dakord që për të qënë në formë dhe shëndet kemi nevojë të bëjmë të paktën 10 mijë hapa në ditë.

Por të ecësh në fakt është një mënyrë trajnimi i bërë vetë, për të djegur kaloritë dhe për të mbajtur metabolizmin aktiv.

Sa duhet të ecim?

10 mijë hapa korrespondojnë me 7.5 kilometra, për të përshkuar që nga momenti kur zgjohesh dhe kur fle, pra dhe me fraksione gjatë ditës. Numërimi i tyre, i disponueshëm në shumë aplikacione në telefon, bëhen kështu një mjet i çmuar për të matur aktivitetin tonë të përditshëm fizik. Në të kundërt mjaftojnë 30-40 minuta në ditë ecje e shpejtë.

Kush mund të ecë?

Ecja është një aktivitet i përshtatshëm për personat me shëndet të plotë. Por duhet të kenë kujdes dhe kontroll mjekësor personat që vuajnë nga zemra, të prekur nga shqetësimet me këmbët apo probleme të tjera me kyçet.

Pse duhet të ecim?

Është një aktivitet fizik që përmirëson funksionalitetin kardio-vaskular dhe pulmonar, zhvillon muskujt dhe kockat. Të ecësh rregullisht ndihmon dhe në rënien në peshë, nëse kjo kombinohet me ushqyerjen e duhur, zgjon metabolizmin, ka efekte pozitive në tensionin e gjakut, nivelin e kolesterolit të keq, dhe trigliceridet e diabetit.

Ecja është edhe një farë terapie psikologjike, pasi largohesh nga vendet e rutinës, ambientet e mbyllura, merr ajër të pastër, qetëson mendjen dhe largon stresin./tch

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...