Dy grat e dyshuara për vrasjen e Kim Jong Nam, gjysmë vëllait të liderit të Koresë Veriore, Kim Jong Un, janë deklaruar të pafajshme sot para gjykate.
Natyra e pacipë e vrasjes së Nam, me agjentin nervor tejet toksik “VX”, teksa ai priste fluturimin në aeroportin e Kuala Lumpur në muajin shkurt, e ka tronditur botën, transmeton Express.
Doan Thi Huong 29-vjeçare nga Vietnami dhe Siti Aisyah 25-vjeçare nga Indonezia, akuzohen se hodhën agjentit nervor kimik në fytyrën e Nam.
Por, ato thonë se, të mashtruara nga Koreja Veriore, mendonin se gjithçka ishte shaka televizive.
Peniani e mohon çfarëdo përfshirje në vrasje, por në gjykatë prokurorët kanë thënë se katër burra – që besohet se iu referuan katër koreanoveriorëve që ikën nga Malajzia në ditën e vrasjes – janë po ashtu të dyshuar për vrasjen.
Ky incident ka çuar në një mosmarrëveshje diplomatike dhe i ka tensionuar marrëdhëniet mes Koresë Veriore dhe Malajzisë, të cilat ia kanë dëbuar ambasadorët njëra-tjetrës. /Express/


