Tashmë Biblioteka Kombëtare do të njihet edhe në arenën ndërkombëtare

PUBLIKUAR

Ministria e Kulturës njofton se Federata Ndërkombëtare të Shoqatave dhe Institucioneve Bibliotekare (IFLA) ka pranuar kërkesën për anëtarësimin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, shkruan Gazeta Express.

 

“Anëtarësimi i BKK “Pjetër Bogdani” në IFLA vlerësohet të jetë jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse përpos që është edhe një bashkangjitje në rrjetin ndërkombëtar të institucioneve bibliotekare; ai mundëson përfaqësimin e institucionit kryesor bibliotekar të vendit në këtë mekanizëm ndërkombëtar, shkëmbimin dhe marrjen e përvojave të bibliotekave të shteteve tjera dhe shumë përfitime tjera.” thuhet në komunikatën për medie.

Ndërkaq, IFLA, e themeluar në Edinburg më 30 shtator 1927, ka selinë në Hagë të Holandës dhe njëherësh është organi kryesor ndërkombëtar që përfaqëson interesat e bibliotekave dhe shërbimeve të informatave, ashtu sikurse të përdoruesve të tyre. Është zëri global dhe më me prestigjioz i profesionit të bibliotekës.

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...