Talibanët vrasin 14 ushtarë afganë

PUBLIKUAR

Së paku 14 ushtarë afganë u vranë dhe 21 u rrëmbyen në një sulm të koordinuar kundër dy postblloqeve të ushtrisë, në provincën Herat të Afganistanit.

Najibullah Mohebi, anëtar i Këshillit Provincial të Heratit, tha se sulmi ka ndodhur në qarkun Shindand, ku ndodhet një nga bazat më të mëdha të forcës ajrore afgane.

Mohebi tha se luftimet kanë zgjatur gjashtë orë.

Shefi i qarkut, Hekmatullah Hekmat, tha se rreth 200 luftëtarë talibanë kanë marrë pjesë në sulm, duke përdorur raketa dhe pushkë automatike.

Hekmat tha se 30 luftëtarë talibanë janë vrarë.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabiullah Mujahid, postoi një video në Twitter, e cila, sipas tij, tregon ushtarë të rrëmbyer afganë brenda një dhome.

Vërtetësia e videos nuk është konfirmuar./rel

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...