Talibanët konfirmojnë vrasjen e liderit Mansur

PUBLIKUAR

Talibanët e Afganistanit kanë konfirmuar se lideri i tyre, Mullah Akhtar Mansur, ishte vrarë javën e kaluar nga një sulm me aeroplan pa ekuipazh të Shteteve të Bashkuara.

Ky grup militant ka njoftuar sot se në vend të tij është emëruar, Mullah Haibatullah Akhundzada, që ishte njëri nga dy zëvendësit e Mansurit të vrarë.

Një zëdhënës i talibanëve tha se zgjedhja e liderit të ri është bërë në një takim të liderëve talibanë.

Manusr është vrarë më 21 maj në Pakistan, kur makina e tij u qëllua nga një aeroplan amerikan pa ekuipazh. Kjo ishte hera e parë që një lider taliban vritet në këtë mënyrë brenda në Pakistan, transmeton Evropa e Lirë.

Prej vitit 2001, kryengritësit talibanë luftojnë për ta përmbysur qeverinë e Afganistanit.

SHIKO MË SHUMË

Rama ia drejton gishtin Qeverisë: Po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media ka paralajmëruar se po...

Mbi gjysmën e rasteve të kancerit të gjirit në Kosovë u zbuluan herët gjatë vitit 2025

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e...

Haxhiu takon delegacionin e Forumit Ekonomik të Grave, diskutohet fuqizimi ekonomik i grave

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim një delegacion të...