Haxhiu takon delegacionin e Forumit Ekonomik të Grave, diskutohet fuqizimi ekonomik i grave

PUBLIKUAR

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim një delegacion të Forumit Ekonomik të Grave, me të cilin ka diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në avancimin e politikave legjislative për fuqizimin ekonomik të grave.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haxhiu bëri të ditur se në takim u diskutua për hapat ndërinstitucionalë dhe mundësitë e bashkëpunimit me Kuvendin në fushën e barazisë gjinore.

“Sot prita në takim delegacionin e Forumit Ekonomik të Grave, me të cilat diskutuam për hapat ndërinstitucionalë dhe mundësitë e bashkëpunimit me Kuvendin e Republikës së Kosovës, në avancimin e politikave legjislative për fuqizimin ekonomik të grave nga perspektiva e barazisë gjinore”, ka shkruar ajo.

Haxhiu gjithashtu e uroi Forumin Ekonomik të Grave për dhjetëvjetorin e themelimit, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në çështjet me interes të përbashkët.

Ajo theksoi se ekspertiza dhe përvoja e këtij forumi mund të kontribuojnë në punën e Kuvendit, veçanërisht përmes trajnimeve për deputetët dhe mbështetjes së punës së komisioneve parlamentare.

SHIKO MË SHUMË

Rama ia drejton gishtin Qeverisë: Po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media ka paralajmëruar se po...

Mbi gjysmën e rasteve të kancerit të gjirit në Kosovë u zbuluan herët gjatë vitit 2025

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e...

Më 7 nëntor zhvillohet procesi i testit kualifikues për kandidatët për prokurorë të rinj

Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës njofton kandidatët...