Taksia e parë fluturuese e Britanisë së Madhe më në fund do të ngjitet në qiell vitin e ardhshëm derisa do të kalojë në fazën tjetër të testimit të saj.

Siç bëhet e ditur, taksia që do të transportojë katër pasagjerë dhe një pilot, u prezantua në shfaqjen arjrore të Farnborough gjatë verës, transmeton Telegrafi.

Një model prototip ka kryer tashmë një seri ‘rrotullimesh’ – duke fluturuar në më pak se 1.2 metra  ndërsa ende është afër me tokën.

Në fazën e ardhshme, aeroplane elektrik, i prodhuar nga Vertical, do të fillojë një sëri testesh në lartësi prej 15 metrave dhe me shpejtësi prej 40 kilometrave në orë.

Më vonë gjatë vitit, qëllimi është të kalohet në fluturime më të larta dhe më të shpejta, në lartësitë midis 1.5 kilometrave dhe 3 kilometra dhe me shpejtësi deri në 144 kilometra per orë.

Reklama

Prototipi u ndërtua kryesisht në sajtin e ‘GKN’-s në Bristol dhe u përfundua në objektin e testimit të Vertical në Cotswolds.

Qëllimi është që VX4 të certifikohet në vitin 2025 kur pritet të fillojë prodhimi në shkallë të plotë.

Vertical me bazë në Bristol u listua në bursën e Nju Jorkut dhjetorin e kaluar me një vlerësim prej 2 miliardë eurove, por që atëherë ka rënë ndjeshëm mes një rënieje të madhe për aksionet e teknologjisë.

Kompania është një nga shumë që po garon në një treg që mund të transformojë transportin masiv.

Automjetet me energji elektrike shihen si një alternativë më e lirë, më e qetë dhe pa emetime ndaj helikopterëve.