Takimi vendimtar për të ardhmen e Mbappes

PUBLIKUAR

Një javë vendimtare do të jetë për të ardhmen e Kylian Mbappes. E ardhmja e tij është ende e pasigurt, pas ardhjes së Messit në Paris Saint-Germain dhe interest të Real Madridit për të.

Mbappe e ka qartësuar se ai nuk e mendon rinovimin e kontratës dhe klubi e di se nëse e mban këtë verë, do ta largojë falas në afatin kalimtar të verës së ardhshme.

Në zhvillimet e fundit, El Chiringuito ka zbuluar se 22-vjeçari ka thirrur një mbledhje këtë javë me presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi për t’i kërkuar të negociojë transferimin e tij në Real Madrid.

Real Madridi është në gjendje të paguajë një shumë të konsiderueshme për Mbappen, e që raportohet se është rreth 150 milionë eurove, përkundër faktit që mund ta marrë falas pas 12 muajve. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...