Tajfuni i fuqishëm goditi Japoninë, shikoni si duket nga hapësira

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Nanmadol, një nga tajfunet më të fuqishëm që ka goditur ndonjëherë Japoninë, zbarkoi sot në ishullin jugor të Kyushu, njoftoi Agjencia Meteorologjike Japoneze (JMA), duke paralajmëruar për erëra të forta dhe valë të larta.

Tajfuni i katërmbëdhjetë i Paqësorit këtë sezon dhe deri tani më i madhi që ka goditur Japoninë, mbërriti me reshje rekord, shton JMA dhe paralajmëron se lumenjtë mund të vërshojnë për shkak të reshjeve të mëdha, përcjell Gazeta Express

Tajfuni shkaktoi dëme në jug të ishullit, dhe stacionet e autobusëve u shkatërruan dhe xhamat u thyen. Transporti hekurudhor dhe ajror u paralizua dhe zinxhiri i famshëm i blerjeve Seven-Eleven mbylli përkohësisht rreth 950 dyqane. Autoritetet kanë lëshuar një “paralajmërim të veçantë” për shkak të rritjes së tajfunit dhe të paktën katër milionë njerëz janë paralajmëruar të evakuohen.

Transmetuesi publik NHK, i cili mbledh informacion nga autoritetet lokale, raporton se më shumë se shtatë milionë njerëz janë këshilluar të strehohen në objekte të forta. Stuhia parashikohet të kthehet në lindje dhe të kalojë ishullin kryesor të Japonisë, Honshu, përpara se të arrijë në det deri të mërkurën.

Shi i dendur ra gjithashtu në Tokio dhe metroja Tozai u përmbyt dhe trafiku u ndërpre. Ky tajfun mund të rezultojë të jetë më i keq se tajfuni Jebi, i cili vrau 14 njerëz në vitin 2018 dhe tajfuni Hagbis, i cili shkaktoi ndërprerje të energjisë në pothuajse të gjithë vendin në vitin 2019.

Kyushu është ishulli më jugor japonez me rreth 13 milionë banorë. Japonia është e përgatitur mirë për stuhi të tilla të forta, por shkencëtarët pohojnë se ato po bëhen më të forta dhe më shkatërruese për shkak të ndryshimeve klimatike.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...