Tahiri pas takimit me Hotin: Qeveria e re javën e ardhshme

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Sekretari i AAK’së, Besnik Tahiri ka folur para mediave pas takimit me të mandatuarin e LDK’së, për kryeministër, Avdullah Hotin, raporton Gazeta Express.

Tahiri ka deklaruar se kanë mbetur edhe disa çështje për t’u dakorduar, e se thotë se deri më tani s’kanë marrëveshje.

Sipas tij, seanca mund të thirret shumë shpejt, derisa ka paralajmëruar qeveri të re javën e ardhshme.

“Do të dakordohemi edhe për çështjet me dikasteret, deri më tani nuk ka ndonjë marrëveshje, shumë shpesh do të dalim me marrëveshjen finale, një marrëveshje e shpejtë për të nisur një qeveri të re, për të ndihmuar në këtë gjendje të rëndë është më se e nevojshme. Ajo që dua të them është se po punohet për t’u përgatitur kjo seancë, javën e ardhshme jam i bindur se do të kemi një qeveri të re”, ka deklaruar ai.

Tahiri ka thënë se emrat që janë lakuar si të propozuar të AAK’së për ministra, janë ata që janë diskutuar edhe në parti.

“Këshilli drejtues e ka votuar marrëveshjen me LDK’në, kryetari Haraidnaj ka pasur takime me anëtarët e AAK’së dhe do të votohen edhe emrat, derisa të mos votohen emrat në Kuvend nuk duhet të thuhet se kemi vendim final, mirëpo, këta janë emrat e diskutuar nëpër forume.

Sot ka qenë një takim pune, në javën e ardhshme do të duhej që të votoj. Kosova është me një qeveri të shkarkuar është plotësisht në dorën e opozitës, nuk mund të nisin asnjë nismë legjislative”, shtoi ai, duke bërë të ditur se për ministër e kanë përmendur edhe emrin e Blerim Kuqit./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...