Szunyog i gëzohet lajmit për heqje vizash: Kam përjetuar edhe vetë kufizime udhëtimi

PUBLIKUAR

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, i është gëzuar lajmit që Kosovës i është hequr regjimi i vizave nga ana e BE-së.

Në llogarinë e tij në Tëitter, ai ka thënë se si student edhe vetë i ka përjetuar kufizimet e udhëtimit, njofton Klan Kosova.

“Urimet e mia të sinqerta për liberalizimin e vizave shkojnë për të gjithë qytetarët e Kosovës”.

“Duke përjetuar vetë regjime vizash dhe kufizime udhëtimi si student, e di se si ndihesha”.

“Nga 1/1/24 kosovarët nuk do ta kenë më atë ndjenjë, pasi zona Schengen do të hapet për vizita turistike afatshkurtra”.

SHIKO MË SHUMË

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...