Sylejmani: Operacioni “Shigjeta” dërrmoi ushtrinë serbe

PUBLIKUAR

Sonte në Pressing po diskutohet për Operacionin “Shigjeta” që njihet si një prej betejave më të lavdishme të UÇK’së.

Rifat Sylejmani, ish-shefi i Operativës, G-3, ka treguar se si u planifikuar operacioni Shigjeta.

“Operacioni “Shigjeta” ishte fronti dhe sulmi që e dërmoi ushtrinë dhe policinë serbe. Është ideuar e projektuar dhe planifikuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës qysh në janar të vitit 1999, pas masakrës së Reçakut dhe pas Rambujesë”, tha ai.

“Ka qenë një nevojë për të hapur një front të ri dhe për të hapur korridoret për furnizime me armatim dhe logjistikë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës”, tha Sylejmani.

“Operacioni është planifikuar në tre drejtime operative. Drejtimi Operativ 1 Kosharja, Drejtimi Operativ 2 Pashtriku dhe Drejtimi Operativ 3 Koretniku”, shpjegoi ai.

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...