Syla thotë se mjekët janë ofenduar pasi kanë dëgjuar se do ta deklarojnë pasurinë

PUBLIKUAR

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, sot ka folur në Komisionin për Shëndetësi rreth gjendjes së mjekëve përballë kërkesave të tyre për t’iu rritur paga me anë të Ligjit të Pagave.

Ai ka thënë se urgjentisht duhet të rregullohet çështja e punëtorëve shëndetësorë, ngase përmbushja e kërkesës për rritje prej 50 për qind të pagës do t’i “ulte gjakrat”.

Nga pakënaqësitë që mund të vijnë në vazhdim nuk mund të jap përgjegjësi, për shkak se mund të kalojë në anarki. Mund të qetësohemi ne si federatë, por mund të ketë grupe të tjera. Në fillim të janarit duhet të ketë rritje të pagave për 50 për qind”, ka thënë ai.

Me anë të Ligjit të ri për deklarim pasurie, që do të shtynte mjekët të deklaronin pasurinë, këta të fundit janë ndier të ofenduar, sipas Sylës.

“Mjekët janë ndier të ofenduar, pasi kanë dëgjuar se tash do ta deklarojnë pasurinë. Ata e kanë gatishmërinë ta deklarojnë, por janë ndier shumë të paragjykuar”, ka thënë Syla.

SHIKO MË SHUMË

Tërmet në Kosovë, kaq ishte magnituda

Një tërmet është regjistruar sot në Kosovë. Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetaretërmeti është regjistruar në orën...

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik, policia jep detaje Persona të panjohur dyshohet se kanë...

Mbyllen edhe dy biznese të kriptovalutave dhe këmbimoreve, IQMT vazhdon aksionin në gjithë Kosovën

Dy biznese që ushtrojnë veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve janë mbyllur gjatë...