Suspendohet Rexhep Osmani pas ngacmimit të studentes

PUBLIKUAR

Rexhep Osmani, ish Ministri i Arsimit dhe profesori i Fakultetit të Edukimit, është suspenduar nga rektori Marian Dema pas raportimit se ai kishte ngacmuar seksualisht një studente të tij.

Lajmin për suspendimin e profesorit Osmani e ka konfirmuar për Gazetën Fjala Afrim Hoti prorektor për bashkëpunim ndërkombëtarë në UP.

“Rektori ka marrë vendim për suspendimin e z. Osmani deri në zbardhjen e plotë të rastit”, tha ai.
Profesorin Osmani ka provuar ta kontaktoj Gazeta Fjala, mirëpo ai ka thënë se nuk mund të flas pasi që ka pasur një kontroll mjeksore sot gjatë ditës.

Osmani, pati mohuar të ketë ngacmuar seksualisht studenten, ashtu siç ishte raportuar, por ai ka pranuar se e ka përqafuar studenten ne fjalë dhe kjo sipas tij është keqkuptuar nga ana e saj.

Ai thotë se përqafimin ndaj studentes e ka bërë meqë ka pasur lidhje familjare me të.

“Ka qenë një keqkuptim dhe s’ka pasur asgjë tjetër. Ajo që e ka keqkuptuar ka lajmëruar policinë në prill edhe kam shkuar në polici, e kam dhanë deklaratën. Ç’do gjë do të jetë okay sepse prindërit kur kem biseduar me ta i kam sqaruar se kjo më ka thënë që i ka do të njohshëm, kushërira të mia, dhe unë jam sjellë normalisht me të.

SHIKO MË SHUMË

Rama ia drejton gishtin Qeverisë: Po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media ka paralajmëruar se po...

Mbi gjysmën e rasteve të kancerit të gjirit në Kosovë u zbuluan herët gjatë vitit 2025

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e...

Haxhiu takon delegacionin e Forumit Ekonomik të Grave, diskutohet fuqizimi ekonomik i grave

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim një delegacion të...