Supremja pritet që sot të përfundojë shqyrtimin e ankesave lidhur me zgjedhjet

PUBLIKUAR

Në Gjykatën Supreme janë dorëzuar gjashtë ankesa lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 11 qershorit, gjë që ka bërë edhe shtyrjen e afatit të certifikimit të këtyre rezultateve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka deklaruar se varet nga Gjykata Supreme se kur do të përfundojë shqyrtimin e këtyre ankesave dhe të japë vendimin e saj, kur pastaj KQZ do të bëjë edhe përfundimisht certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 qershorit.

Zëdhënësja e Gjykatës Supreme, Antigona Uka i ka thënë Telegrafit se kjo gjykatë pritet që sot brenda ditës të përfundoj me shqyrtimin e këtyre ankesave.

“Ekzistojnë afatet ligjore për shqyrtimin e ankesave por pritet që brenda ditës sot veç me përfundua”, ka thënë Uka.

Ankesat e pranuara në Gjykatën Supreme nga subjektet politike janë:

Jollxhi Shala, nga subjekti politik Kosovaki Nevi Romani Partia ( KNRP) – ankese kundër vendimit PZAP lidhur me formularët e përputhjes për subjektin tjetër politik Partine Rome të Bashkuar (PREBK). Partia KNRP I propozon Gjykatës Supreme që “t’ia anuloje votat inekzistente subjektit PREBK”.

Vehbi Imeri, kandidat për deputet I koalicionit LDK-AKR –Alternativa – ankese e pjesshme ndaj vendimit te PZAP për rinumërim të votave. (Vehbi Imeri kërkon që në rinumërim të votave të përfshihen edhe tri komuna tjera, te cilat nuk janë përfshirë).

Myzejene Selmani, nga AKR – ankese kundër vendimit te PZAP për rinumërim të të gjitha votave të saj.

Slavko Simic nga Lista Serbe – ankese kundër vendimit te PZAP për përfshirje në Qendrën e Regjistrit Civil të personave të cilët kanë votuar me kusht në tri komuna te veriut te Mitrovicës, të cilët kanë votuar me dokumente te Republikës së Serbisë.

Besnik Krasniqi, Fadil Aliu, Nuredin Ibishi nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa – ankese kundër vendimit te PZAP, për rinumërim të votave

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...