Super-makina elektrike, nga zero deri në 100 kilometra në orë arrin për më pak se dy sekonda (Video)

PUBLIKUAR

Mënyra si e rritë shpejtësinë super-makina elektrike Aspark Owl, duhet të shihet për tu besuar.

Gjatë vitit të kaluar, zyrtarë nga Aspark kishin bërë të ditur në Frankfurt Motor Show se Owl i ri, do të ketë shpejtësi enorme, transmeton Telegrafi.

Madje, ata thanë se prej zero deri në 100 kilometra në orë, mund të arrijë për dy sekonda – gjë që nuk u besua, teksa shumica qeshën me pretendimet.

Por, simulimet që janë bërë së fundmi, kanë bërë që kjo makinë elektrike të arrijë këtë shpejtësi për vetëm 1.92 sekonda.

Kjo falë trupit shumë të lehtë nga fibrat e karbonit dhe dy motorëve 4kW, që dërgojnë nga 429 kuajfuqi, në të gjitha rrotat në të njëjtën kohë. Megjithëse kjo nuk tingëllon si fuqi, duhet të potencohet se tërë vetura peshon vetëm 860 kilogramë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...