Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare shënon sërish në Hungari

PUBLIKUAR

Myrto Uzuni protagonist në derbin e kryeqytetit të Hungarisë, Ujpest-Ferencvaros, që u mbyll me fitoren e  thellë të skuadrës së sulmuesit të Kombëtares Shqiptare, që edhe këtë herë e mbylli sfidën duke qenë në listën e golashënuesve.

Rivaliteti mes ekipeve të dy pjesë të qytetit, që i ndan lumi Danub, Pesti dhe Buda, në fakt nuk u ndie në fushën e blertë.

Ferencvarosi e dominoi takimin, duke fituar thellë 4-0.

Në pjesën e parë shënoi Isael, ndërsa sapo nisi e dyta Tallo devijoi në portën e tij (Ujpest), duke duke thelluar epërsinë, për të ardhur më pas te minuta e 76-të, kur Uzuni praktikisht e mbylli ndeshjen.

Gjithsesi, pati kohë edhe për golin e katërt të Ferencvarosit, të shënuar nga Vecsei.

Skuadra e Uzunit kryeson kampionatin në Hungari me 46 pikë, 13 pikë më shumë se vendi i dytë Mol Fehervar.

25-vjeçari kuqezi e çon në gjashtë numrin e finalizimeve në kampionat, pa harruar edhe tre golat e realizuar në Champions League.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...