Sulmohet një spital ushtarak në Kabul, dhjetë të plagosur

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Të paktën dy persona janë vrarë, pasi persona të armatosur kanë sulmuar një spital ushtarak në Kabul, që gjendet afër ambasadës së Shteteve të Bashkuara.

Sulmuesit janë përleshur me policinë në brendësi të ndërtesës kanë thënë zyrtarët dhe dëshmitarët.

Zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes, Dawlat Waziri ka thënë se një numër i panjohur i personave të armatosur kanë hyrë në spitalin Sardan Mohammad Daud Khan, pas një shpërthimi.

Spitali ushtarak është afër dy spitaleve të tjera civile në zonën Wazir Akbar në Kabul të Afganistanit.

Spitali po ashtu gjendet përballë ambasadës amerikane në Kabul.

“Sulmuesit janë në katin e dytë dhe të tretë të spitalit dhe momentalisht është duke u zhvilluar një betejë e armatosur”, ka thënë Waziri.

Deri më tani, dy persona janë vrarë dhe nëntë të tjerë të plagosur janë transferuar në një spital aty pranë”, ka thënë zëdhënësi i ministrisë të Shëndetit Pubik, Qamaruddin Sediqi.

Presidenti afgan, Ashraf Ghani ka dënuar sulmin gjatë një fjalimi për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, duke e quajtur “sulm mbi të gjithë popullin afgan”.

Asnjë grup nuk e ka marrë menjëherë përgjegjësinë për sulmin por ky sulm po ndodhë në kohën kur talibanët nisin ofensivën e tyre vjetore të pranverës.

Zona përreth spitalit është bllokuar nga forcat e sigurisë afgane, ndërkaq helikopterët janë duke patrulluar nga ajri, raporton Rel.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...