Sulmohet një administrues i provimit të Maturës në shkollën “Mehmet Akif” në Lipjan

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Ministria Arsimit ka bërë të ditur se Maturantët e regjionit të Ferizajt dhe Gjilanit sot iu nënshtruan pjesës së dytë të provimit të Maturës Shtetërore 2019

“Provimi i Maturës Shtetërore 2019 (pjesa e dytë e afatit të parë), është mbajtur sot në regjionin e Ferizajt dhe Gjilanit dhe sipas raporteve të ardhura nga terreni dhe të analizuara nga Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM), në përgjithësi testi ka shkuar mirë dhe nuk ka pasur parregullsi të mëdha, të cilat do ta dëmtonin procesin. Në bazë të raporteve të pranuara nga dy regjionet, të cilat sot kanë organizuar Testin e Maturës, gjatë kësaj dite, për shkak të mospërfilljes së rregullave, janë përjashtuar nga procesi 40 nxënës. Një nga këta nxënës, e ka sulmuar fizikisht një administrues në qendrën e testimit në shkollën “Mehmet Akif” në Lipjan dhe ky rast është hapur në polici”, thuhet në komunikatë

“Po ashtu, gjatë ditës së sotme, ndaj një administruesi në qendrën nr. 12 në Ferizaj është hapur procedurë disiplinore. KShM falënderon të gjithë akterët e përfshirë në proces për përgatitjet e duhura për këtë provim shtetëror dhe për nivelin e lartë të përgjegjësisë që e kanë treguar gjatë kohës sa është mbajtur provimi. Ndërsa, KQShM i bën thirrje organeve të rendit dhe prokurorisë që të marrin masa ndaj atyre që përpiqen të keqpërdorin rrjetet sociale, apo formojnë grupe në viber, me qëllim të komunikimit gjatë mbajtjes së testit”, thuhet në fund.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...