Sulmi turk në Siri kërcënon një konflikt më të gjerë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Turqia ka paralajmëruar gjatë se nuk do të tolerojë kontrollin e pjesës më të madhe të kufirit të saj me Sirinë nga milicia kurde “terroriste” e YPG-së, edhe pse SHBA-ja ka përforcuar mbështetjen e saj për YPG-në në luftën kundër ISIS-it.

Në fakt, një anëtar i NATO-s po përpiqet ta shkatërrojë një grup të trajnuar dhe të armatosur nga një anëtar tjetër dhe që ka bërë shumë në luftën kundër ISIS-it, ndërsa presidenti sirian Bashar al-Asad tymos mënjanë.

Për presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan YPG-ja nuk dallon nga grupi separatist kurd në Turqi, Partia e Punëtorëve të Kurdistanit ose PKK-ja.

Erdogan deklaroi se operacioni “Dega e Ullirit” filloi me dhjetëra sulmeve ajrore të shtunën, përcjell “Zëri”. Të dielën trupat turke hynë në Siri, të mbështetura nga fraksione rebele. Komandanti i një grupi rebel që mbështeste ofensivën turke tha se 13.000 luftëtarë ishin të përfshirë.

Operacioni i Turqisë synon enklavën kurde të Afrinit, ngjitur me krahinën e Idlibit. Forcat turke janë të vendosura në Idlib për të patrulluar njërën nga katër “zonat e dekonfliktit” të dizajnuara nga Rusia për t’i reduktuar luftimet në Siri. Por, ushtria turke ka vendosur ta përdorë praninë e saj në Idlib për ta hapur një front të ri kundër kurdëve.

Ushtria turke tha se sulmet ajrore kishin shkatërruar 45 objektiva, duke përfshirë kazermat dhe depot e armëve. YPG-ja thotë se sulmet ajrore kanë synuar të paktën 100 vende. Por ajo pohon gjithashtu se rezistenca ka fashitur fazat e hershme të ofensivës tokësore.

Zëvendëskryeministri turk Bekir Bozdag thotë se qyteti kufitar turk i Reyhanlit u godit nga një raketë e YPG-së e shkarkuar nga brenda Sirisë, duke vrarë një dhe duke plagosur më shumë se 30 persona. Qyteti kufitar turk Kilis u godit gjithashtu nga raketat e lansuara nga Siria të dielën, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Turqisë “Anadolu”, transmeton “Zeri.info”.

Në deklaratën e publikuar të dielën, Forcat Demokratike të Sirisë (SDF) mohuan se ishin fajtorë për sulmin ndaj Reyhanli.

“Akuzat se ne kemi nisur sulme anembanë kufirit janë të rreme dhe një pretekst për Turqinë që t’i sjellë forcat ushtarake dhe grupet ekstremiste të opozitës në tokën siriane”, thuhet në deklaratë.

Paralajmërimi paraprak

Turqia njoftoi Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë për qëllimet e saj. Shefi turk i Shtabit të Përgjithshëm Hulusi Akar ishte në Moskë javën e shkuar për të siguruar që nuk do të kishte pasoja të padëshiruara; Rusia ka radar të fuqishëm kundërajror në Siri Veriore.

Disa analistë besojnë se Turqia ka arritur një marrëveshje me rusët, ndihmoni “dekonfliktimin” në Idlib në këmbim të një dore të lirë në Afrin. Rusia tërhoqi praninë e saj modeste ushtarake në zonën përpara operacionit turk.

Nga ana e saj, YPG-ja thotë se është tradhtuar nga rusët, me të cilët ka bashkëpunuar më parë. “Ne gjithashtu e konsiderojmë Rusinë përgjegjëse për këto sulme dhe ne e konsiderojmë Rusinë përgjegjëse për çdo masakër të civilëve”, thuhet në deklaratën e saj të dielën, transmeton “Zëri”.

Tani gjithçka varet se sa i gjerë është operacioni turk. Nëse qëllimi është një zonë e kufizuar tampon përgjatë kufirit, konflikti mund të përmbahet. Por, nëse Turqia dëshiron të pushtojë qytetin e Afrinit dhe pastaj të nisë një front të dytë për të pushtuar qytetin Manbij në lindje do të shpërthejë një luftë tjetër brenda luftës në Siri.

SHBA-ja po bën thirrje për përmbajtje nga të gjitha palët, por nuk ka kërkuar (ndryshe nga Irani) për t’u dhënë fund operacioneve ushtarake turke. Departamenti i Shtetit tha të dielën se SHBA-ja ishte e shqetësuar për “gjendjen e civilëve të pafajshëm” dhe i bëri thirrje Turqisë të “sigurojë që operacionet e saj ushtarake të mbeten të kufizuara në fushëveprim”.

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA.-së Jim Mattis, duke folur në rrugën e tij drejt Azisë, tha: “Turqia ka shqetësime legjitime të sigurisë” në Sirinë Veriore.

Dëshmitë e tanishme sugjerojnë se synimet e Turqisë nuk janë shumë të kufizuara. Erdogan ka kërkuar dorëzimin e Manbijit, ku janë të pranishme forcat amerikane. Presidenti turk këmbënguli të shtunën: “Duke filluar nga perëndimi, hap pas hapi do të asgjësojmë korridorin e terrorizmit deri në kufirin e Irakut”.

Provokim i një lufte më të gjerë?

Instituti i Uashingtonit për Studimin e Luftës vuri në dukje në fundjavë se “operacionet e Turqisë kërcënojnë të provokojnë një luftë të zgjeruar turko-kurde, që mund t’i shthurë përpjekjet e stabilizimit të SHBA-së në Sirinë Lindore dhe t’i detyrojë Shtetet e Bashkuara të rishqyrtojnë mbështetjen për YPG-në”.

Për Erdoganin, dërgimi i trupave tingëllon mirë në bazën e tij nacionaliste në Turqi dhe ka fituar mbështetjen e partive opozitare. Kreu i Lëvizjes Nacionaliste të Djathtë, Devlet Bahceli, deklaroi të dielën se “partneri operativ i Shteteve të Bashkuara duhet të zhduket” dhe se ofensiva do të kundërshtojë “përpjekjen [perëndimore] për ta rimodeluar Lindjen e Mesme”.

Udhëheqësi i Partisë Popullore Republikane Popullore, Kemal Kiliçdaroglu, tha: “Ne duam që fuqitë imperialiste të largohen nga Lindja e Mesme”.

Turqia përbën një “treshe” të qeverive me Rusinë dhe me Iranin, që kanë marrë detyrën për të sjellë paqen ose të paktën fundin e konfliktit në Siri. Por, operacioni në Afrin mund të përmbysë situatën dhe të lejojë grupet xhihadiste në Idlib, si dhe ISIS-in, të kenë mundësinë për t’u rigrupuar. /CNN/. /ZËRI/

Image

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...