Fotografitë që shihni bashkëngjitur tregojnë viktimat në rrugë, si pasojë e sulmit të djeshëm në Stokholm të Suedisë, ku një kamion hyri me shpejtësi në turmën e njerëzve në rrugën Drottniggatan, pranë një qendre tregtare, duke vrarë katër persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.
Pamjet tregojnë viktimat e shkaktuara nga sulmi fatal, pas të cilit u arrestua një person, i cili pranoi autorësinë.
Drejtuesi i kamionit sipas dëshmitarëve e kishte fytyrën të mbuluar me maskë të zezë. Policia dyshon se në sulm kanë marrë pjesë tre persona./a.y/noa.al







