Sulmi në stacionin belg: Arrestohen 4 persona pas një serie bastisjesh

PUBLIKUAR

Autoritetet belge njoftojnë se policia i ka arrestuar katër person në një seri bastisjesh në Bruksel, të lidhura me sulmin e dështuar me bombë në stacionin hekurudhor këtë javë.

Zyra e Prokurorit Federal njofton se katër persona janë arrestuar gjatë bastisjeve në lagjen “Molenbeek”, ku shumë ekstremistë kanë jetuar apo kaluar përmes, si dhe në Anderleht dhe Koekelberg, transmeton Express.

Nuk është bërë e ditur nëse ndonjë gjë është konfiskuar gjatë bastisjeve. Kjo zyre nuk ka dhënë detaje tjera.

Bastisjet vijnë pasi një burrë e shpërtheu një mjet të martën në Stacionin Qendror të Brukselit, i cili dështoi të shpërthente tërësisht.

Sulmuesi u vra më pas nga ushtarët. Askush tjetër nuk është plagosur.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...