Komiteti Hetues i Rusisë ka nisur një hetim për terrorizëm ndaj shpërthimit të sotëm në një stacion treni në qytetin e dytë më të madh rus, Shën Petersburg.
Në shpërthim u vranë 10 persona dhe u lënduan 37 të tjerë, transmeton Express.
Një mjet tjetër shpërthyes u gjend dhe u çaktivizua po në të njëjtin qytet.
Zëdhënësja e Komitetit Hetues, Svetlana Petrenko, ka thënë se shpërthimi është akt terrorist, por se terori të tjera rreth shkaktarit të shpërthimit janë duke u hetuar po ashtu.
Ndërkohë janë shpallur tri ditë zie duke nisur nga nesër në Shën Petersburg.


