Sulmet e Iranit në bazat amerikane shkaktojnë rritje të çmimit të naftës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ambasada amerikane bën thirrje: Dhuna në familje është krim, mos duroni!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë thirrje që të...

Lajçak thotë se shoqëritë e Kosovës dhe Serbisë s’e duan normalizimin: Sa herë Kurti e Vuçiq bëjnë ndonjë hap, ka kritika

Emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë...

Çmimi i naftës është rritur në sasi të ndjeshme pasi Irani i sulmoi me raketa dy baza ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Irak, të cilat ngjallën frikë për luftë të hapur mes dy vendeve.

Në tregjet evropiane dhe amerikane, çmimi i karburanteve shënoi rritje për 4 për qind, menjëherë pas këtij sulmi.

Kjo rritje erdhi pas një shtrenjtimi tjetër që ndodhi para disa ditëve për shkak të vrasjes së gjeneralit të lartë iranian, Qasem Soleimani.

Frika nga lufta i ka goditur edhe tregjet në Azi dhe Australi, ku gjendja e tregut është rënduar edhe nga zjarret e mëdha në natyrë.

Rritje të çmimit kanë pësuar edhe metalet e çmueshme. Çmimi i arit u rrit 3 për qind të mërkurën.

Irani lëshoi më shumë se dhjetë raketa balistike në bazat ajrore në Al Assad dhe Erbil si shenjë hakmarrjeje ndaj vrasjes së ushtarakut Soleimani nga forcat amerikane, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...