Sulmet ajrore në kufi me Sirinë, Tillerson flet me diplomatët nga Turqia dhe Rusia

PUBLIKUAR

Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, Rex Tillerson ka biseduar me diplomatet e Turqisë dhe Rusisë rreth operacioneve ushtarake të Turqisë kundër kurdëve në Afrin.

Departamenti amerikan i Shtetit ka deklaruar se Tillerson ka biseduar me telefon me Ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov dhe Ministrin e Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu, transmeton portali arbresh.info

Ende nuk janë dhënë detaje më të hollësishme, por është thënë se SHBA-të kanë kundërshtuar përshkallëzimin e situatës.

Thirrjet për qetësi vijnë në kohën kur SHBA-të po përballen me tensione të larta me aleatin e NATO-s, Turqinë mbi planet e SHBA-ve për të mbështetur një force sigurise kryesisht kurde në Siri, që për qëllim ka parandalimin e forcimit të Shtetit Islamik. /arbresh.info/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...