Sulm në një dyqan në ShBA, së paku një i vrarë

PUBLIKUAR

Një zyrtar policor në Shtetet e Bashkuara ka njoftuar se një person është vrarë dhe sulmuesi i dyshuar është qëlluar nga policia në një dyqan të rrjetit “Walmart” në qytetin verior të Misisipit, Southaven.

Komandanti rajonal i policisë, Bill Rasco, tha për një televizion lokal se një person është vrarë dhe sulmuesi është qëlluar. Ndaj këtij rasti reaguan menjëherë shumë njësite policore.

Forcat të shumta të policisë e vendosën një perimetër sigurie dhe hynë në dyqanin ku ndodhi sulmi për ta kërkuar sulmuesin e dyshuar.

“Në Walmart ishte një sulmues i armatosur, kemi emergjenca të vazhdueshme. Sulmi ndodhi në orët e mëngjesit”, tha një zëdhënëse policie përmes telefonit, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...