Sulm në ambasadën e Francës, 28 viktima

PUBLIKUAR

Persona të armatosur sulmuan Ambasadën Franceze dhe zyrat e ushtrisë kombëtare në kryeqytetin e Burkina Fasos.

Autoritetet pretendojnë se 7 pjesëtarë të forcave të sigurisë u vranë dhe 6 të tjerë u plagosën, por “France-Press”, që citon burime të sigurisë, flet për të paktën 28 viktima. Ndërkaq, raportohet të jenë vrarë edhe 6 agresorë.

Ende nuk është e qartë se kush qëndron pas ngjarjes edhe pse autoritet janë thuajse të sigurta se bëhet fjalë për një sulm terrorist.

Pallati i Elizesë bëri të ditur se Presidenti francez, Emanuel Macron po ndjek me vëmendje zhvillimet, ndërsa shtetasit francezë në Burkina Faso janë udhëzuar që të ndjekin këshillat e ambasadës. Në zonën e sulmuar janë dërguar edhe trupat franceze që operojnë në vend./Top Channel

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...