Shtatë persona janë plagosur në një shpërthim që goditi një autobus i cili po bartte roje burgu në provincën bregdetare të Turqisë, Izmir.
Zyrtarët turq janë duke e hetuar rastin si sulm të mundshëm terrorist, ka thënë kryetari i Izmirit, Levent Piristina, transmeton Express.
Autobusi u godit teksa po kalonte pranë një kontejneri mbeturinash rreth orës 7:40, sipas kohës lokale, njoftoi Piristina.
Pamje të publikuara në rrjetet sociale shfaqin autobusin e shkatërruar.
“Jemi duke marrë informata nga burime policore, ndërsa ata po e fokusojnë hetimin për një sulm të mundshëm terrorist,” ka thënë ai.
Ai ka shtuar se shtatë të lënduarit janë në gjendje të mirë.


